Kuvendi i Kosovës pa vendimmarrje për projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur vendimmarrje për projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Vetëm 37 deputetë kanë marrë pjesë në votim për këtë pikë.

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votohet në parim ky projektligj.

“Jemi këtu për me i dhanë peshë dhe vlerë, një vlerë më sublime që e ka pas kombi në histori. Nëse ka gatishmëri prej deputetëve ne ju thërrasim për përkrahje. Nëse nuk ka gatishmëri mos të fshihemi pas çështjeve të caktume”, tha ai.

Hamza i ka lutur me mirësjellje që deputetët ta ndihmojnë dhe përkrahin.

Ky projektligj për të disatën herë nuk po arrin t’i marrë votat për të kaluar.

Sërish nuk ka kuorum për ta kaluar Projektligjin për Vlerat e UÇK-së