Sërish nuk ka kuorum për ta kaluar Projektligjin për Vlerat e UÇK-së

Kuvendi i Kosovës sërish nuk ka pasur kuorum për ta votuar në parim Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se në votim kanë marr pjesë vetëm 35 deputetë.

“Rrjedhimisht do të duhet të provojmë sërish në seancën e radhës”, shtoi ajo.

Gjatë seancës së sotme nuk ka pasur kuorum të kalojë as propozim-rezoluta nga interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu.

Për shkak të mungesës së kuorumit, legjislativi nuk ka arritur ta votojë në parim as Projektligjin për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e pandemisë COVID-19.

Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk mund ta nxjerrin në votim rezolutën lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, pasi janë në proces të harmonizimit.