Kurti: Vendet e NATO-s duhet të kontribuojnë në zgjerim dhe kohezion

Albin Kurti, kryeministër i vendit ka thënë se është koha që vendet e NATO-së të kontribuojnë si në kohezion ashtu edhe në zgjerim.

Në deklaratën e tij në margjinat e seminarit Rose Roth ka thënë se Kosova ka synim dhe është duke punuar në drejtim të anëtarësim në aleancën veri atlantike.

“Sot në shumë vendet e NATO-së duhet të kontribuojnë për kohezion dhe zgjerim. Kosova është shumë e qartë në orientimin e saj drejtë integrimit në strukturat veriatlantike. Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet 100 e 2 milion për MM duke shënuar rritje për ndarjen buxhetore paraprake. Qeveria është jashtëzakonisht  e dedikuar për te plotësuar aspektin ligjor për FSK-në. FSK-ja është trajnuar në mbështetje nga vendet partnere, Gjermanin, SHBA-të dhe vende të tjera aleate”- tha Kurti.

Në këtë samit, Kurti foli edhe për raportet mes Serbisë dhe Rusisë dhe ndikimin që ka kjo në sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor si rajon me probleme të pazgjidhura është e ndjeshme për nga aspekti i stabilitetit dhe sigurisë. Ndikimi rus në Serbi është ndryshe, ajo ka mirëseardhur dhe është duke përdorur të vazhdoj cenimin e sigurisë. Ne jemi përfshirë në një dialog konstruktiv me një marrëveshje që bazohet në njohje të ndërsjellë” – tha Kurti.

Sipas Kurtit ndërhyrja e NATO-së në Kosovë është një storje suksesi.

“Kosova është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë së NATO-s. Nuk është vetëm NATO që e mbron Kosovën por edhe Kosova NATO-në sepse jemi storie e suksesit për ndërhyrjen e NATO-së në Kosovë. Jemi storje suksesi e dyfishtë jo vetëm për ndërhyrjen nga NATO por edhe në ndërtimin e demokracisë dhe ekonomisë së vendit”- theksoi ai.

Sot po mbahet dita e dytë e seminarit Rose-Roth i cili organizohet në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, deputetit Driton Hyseni, si dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane e të Qendrës së Gjenevës për Qeverisje të Sektorit të Sigurisë (DCAF), së bashku me Komisionin për Ekonomi dhe Siguri.

Qëllimi kryesor i Seminareve Rose-Roth është lehtësimi i dialogut që lidhet me çështjet e sigurisë rajonale, në mesin e ligjvënësve të NATO-s dhe vendeve partnere.