Kurti uron 247 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 247 vjetorin e pavarësisë.

Përmes një postimi në facebook, Kurti ka thënë se ShBA-të festojnë plot 247 vite vlera demokratike të shtetit dhe popullit amerikan.

“Amerika nuk u ndërtua mbi frikën. Amerika u ndërtua mbi kurajon, imagjinatën dhe një vullnet të pamposhtur për të kryer detyrën.” Këto ishin fjalët e Harry Truman, të cilat na shërbejnë ende sot për të kuptuar virtytet e kombit. E Shtetet e Bashkuara të Amerikës i mishërojnë dhe përfaqësojnë ato më së miri”- ka shkruar Kurti.

“Janë burim frymëzimi për botën demokratike. Jetësojnë vizionin më të fuqishëm të lirisë dhe barazisë. Vizion dhe vlera të përbashkëta që përbëjnë edhe themelin e aleancës së shteteve e kombeve tona. Ashtu si ai vizion është i përjetshëm, po ashtu është edhe aleanca e jonë”- ka theksuar ai.

Sot më 4 korrik SHBA-të festojnë shpalljen e pavarësisë së tyre.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka propozuar që 4 korriku, dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shpallet festë shtetërore në Kosovë.

Çfarë duhet të dini për festimet e 4 Korrikut në Shtetet e Bashkuara?