Takimi i Kurtit me ambasadorët e QUINT dhe të BE-së. Foto: Zyra e Kryeministrit

Kurti takon ambasadorët e QUINT-it dhe të BE-së, flasin për kërkesën e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kanë pritur në takim përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe të Bashkimit Europian.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim u diskutua për tema aktuale si dhe për kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës.

“Kryeministri theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar” – citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.

Tutje, Kurti ka shprehur keqardhjen e tij për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë që do t’u mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje sipas praktikave më të mira europiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit.