Kurti takohet me komandantin e ardhshëm të KFOR-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar komandantin e ardhshëm të KFOR-it të NATO-s, gjeneralmajor Özkan Ulutaş dhe ekipin e tij, dje gjatë darkës.

Kështu ka njoftuar Kurti përmes një postimi në X (ish-Twitter), teksa theksoi se pret nga Ulutas të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta.

“Kisha kënaqësinë të pres dhe të takoj komandantin e ardhshëm të KFOR-it të NATO-s, gjeneralmajor Özkan Ulutaş dhe ekipin e tij, dje gjatë darkës. I udhëhequr nga angazhimi i përbashkët për paqen dhe sigurinë, pres me padurim të punoj ngushtë për qëllimet dhe objektivat e përbashkëta”- ka shkruar.