Albin Kurti dhe Edi Rama, Foto: ZKM

Kurti shpalosë detaje nga bisedat me krerët e Shqipërisë, tregon kërkesat e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për takimet që i ka zhvilluar me krerët e shtetit shqiptar gjatë vizitës së sotme.

Kurti ka thënë se presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i kanë dhënë mbështetje për marrëveshjen e Ohrit.

“Gjatë këtyre takimeve theksova dy gjëra kryesore e para është dhe progresi demokratik e ekonomik i Kosovës në këto dy vite të qeverisjes sonë që është një progres i pashembullt në Kosovën e pavarur dhe në anën tjetër i informova për detajet e përmbajtjes së marrëveshjeve që kemi realizuar në Bruksel e pastaj aneksin e zbatimit në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve”- tha Kurti para gazetarëve.

“Dëshirova që t’i njoftoj për së afërmi e në hollësi i në procesin e dialogut por gjithashtu edhe me elementet përbërëse të marrëveshjes që tash duhet të zbatohet”- shtoi ai.

Sipas Kurtit edhe krerët e shtetit shqiptar mendojnë që marrëveshja e Ohrit është njohje defacto nga Serbia.

“Më kanë mbështetur për procesin e dialogut dhe marrëveshjet që kam arritur… “Ata mbështetën qëndrimin tim që kjo marrëveshje është njohje defacto” – theksoi ai.

Sipas kryeministrit kosovar, Shqipëria është gjithmonë pranë Kosovës dhe atë e dëshmon edhe në arenën ndërkombëtare por edhe në marrëdhëniet bilaterale.

“Në kërkojmë nga Republika e Shqipërisë mbështetje në forumet ndërkombëtare për Kosovën çdo herë kur diskutohet duhet të mbrohet Kosova, subjektiviteti saj, sovraniteti, pavarësia, integriteti territorial por gjithashtu të na ndihmojnë edhe në anëtarësime në organizata ndërkombëtare”- tha ai.

“Njëkohësisht desha që t’i informoj në mënyrë që një situatë komplekse e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë sa më e qartë për ta ashtu që është mbrojta që do të ja bëjnë Kosovës të jetë sa më e saktë dhe e dobishme”- përfundoi Kurti.

Kryeministri Kurti sot ka pasur një vizitë në Shqipëri.

Rama drekë pune me Kurtin, flasin për asociacionin ‘që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb’