
Kurti: Qeveria ndriçohet për të shënuar ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe biofobisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sonte objekti i Qeverisë u ndriçua me ngjyra të ylberit për të shënuar ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë.
Kurti në rrjetin Twitter u shpreh se është e drejtë themelore të jetosh pa frikë, gjykim e kërcënim.
“Sot qeveria jonë u ndriçua me ngjyrat e ylberit për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. Është e drejtë themelore të jetosh dhe lulëzosh në mënyrë autentike pa frikë, gjykim, kërcënim ose diskriminim. Si qeveri, qëndrojmë të bashkuar në diversitet”- është shprehur Kurti.
Today our government lit up in rainbow colors to mark the International Day Against Homophobia, Transphobia and Biphobia. It is a fundamental right to live and thrive authentically without fear, judgment, threat, or discrimination. As a government, we stand united in diversity. pic.twitter.com/6N2xgyHJiJ
— Albin Kurti (@albinkurti) May 17, 2023