Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Foto: LVV

Kurti për zgjedhjet në prill të 2022: Mos e kanë fjalën për 1 Prillin

Kryeministri Albin Kurti ka ironizuar me diskutimet se mund të ketë zgjedhje të reja të parakohshme në prillin e vitit të ardhshëm.

Në konferencë për media, kur është pyetur nga gazetarët se a mund të ketë zgjedhje në prill të vitit të ardhshëm, kryeministri Kurti u përgjgijë duke thënë “Mos e kanë pasë fjalën për 1 prillin”, duke aluduar në datën që njihet si “dita e rrenave”

“Kur kanë menduar për zgjedhje në prill, duhet t’i pyesni mos e kanë pasë fjalën për 1 prillin. Unë ia uroj viti e ri z.Abdixhiku dhe opozitës në përgjithësi”, tha Kurti në konferencë për media.

Ai iu është përgjijgur liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili tha të martën në Kuvend se kryeministri Kurti duhet ta dorëzoj diplomën e tij universitare për shkak të deklaratave të kryeministrit se “rryma nuk mund të ruhet në frigorifer”

“Unë ia uroj vitin e ri opozitës dhe Z.Abdixhikut. Duket që Z.Abdixhiku është me i zënë se unë, prandaj edhe mungon shpesh. Unë diplomën nuk e kam për blerje në bursë. Nuk besoj që kemi bërë asnjë gabim deri më tani. Unë kam ardhur në qeverisje me një fitore sepse ka ekzistuar një dëshpërim i madh dhe tash sërish kjo opozitë që e dëshpëron popullin është e dëshpëruar me mua”, tha Kurti në konferencë.

Abdixhiku i kërkon Kurtit ta kthejë Diplomën në Universitet