
Kurti: Operacioni në veri po vazhdon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se operacioni në Banjskë të Zveçanit është ende duke vazhduar.
Kurti në platformën X, ka shkruar se deri më tani Policia ka konfiskuar qindra armë dhe municione, duke përfshirë dhe mitralozë.
“Në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur. Policia e Kosovës konfiskoi qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake si mitralozë, granata dhe më shumë. Policia jonë mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. Operacioni po vazhdon” – ka shkruar ai.
In today’s operation against armed terrorists, @Kosovo_Police confiscated hundreds of weapons, and ammunition, including heavy military equipment such as machine guns, grenades and more. Our police remains in close co-ordination with KFOR & EULEX. The operation is ongoing. pic.twitter.com/PfyXJYIqNw
— Albin Kurti (@albinkurti) September 24, 2023
Zyrtarisht tre pjesëtarë të grupit të armatosur në Banjskë janë vrarë ndërsa gjashtë të tjerë janë arrestuar, katër nga ta dyshohet se ishin në ndihmë të grupit të armatosur.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sulmi u krye nga banda kriminale e terroriste të Serbisë.
Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku hynë edhe terrorizmi.