Kurti nis takimet në Bruksel, takon homologun belg

Shefi i qeverisë kosovare, Albin Kurti ka nis takimet në kryeqytetin evropian, Bruksel.

Përmes një postimi në rrjetin shoqëror Twitter Kurti njoftoi se ka takuar kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo.

Siç shkroi Kurti, në takim me homologun belg kërkoi liberalizimin e vizave.

“Fillova vizitën time dy ditore në Bruksel, shtëpinë e institucioneve evropiane me takimin bilateral me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo. Ndava me të prioritetet për vendet e punës dhe drejtësinë, angazhimin tonë për BE-në dhe urgjencën e liberalizimit të vizave. Ne u pajtuam që të rrisim bashkëpunimin ekonomik”, ka shkruar Kurti.