Foto: Albin Kurti, Facebook

Kurti në Maqedoninë e Veriut, sot viziton Tetovën dhe Çairin

Kryeministri Albin Kurti do të vizitojë sot Komunat Çair dhe Tetovë në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryetarëve të komunave, Visar Ganiu dhe Bilall Kasami.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti do të marrë pjesë në ceremoninë e ri-emërtimit të rrugës me emrin e veprimtarit Adem Demaçi në Çair, ndërsa në Tetovë në inaugurimin e rrugës që lidh fshatin Sellcë dhe Vicë.

Kjo është agjenda e plotë e kryeministrit Kurti:

14:30 – Arritja në Shkup, në Komunën e Çairit

14:30 – Ceremonia e emërtimit të rrugës “Adem Demaçi” në Komunën e Çairit

15:25 – Nisja për në komunën e Tetovës

16:05 – Arritja në komunën e Tetovës

16:10-16:30 – Takimi me Kryetarin e komunës së Tetovës, Bilal Kasami

16:35- Nisja për në fshatin Vicë

17:05– Përurimi i rrugës që lidh fshatin Sellcë me fshatin Vicë

17:30-17:45 – Deklaratë e përbashkët për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami

20:30 – 22:00 – Manifestimi mirëseardhës në sheshin “Iliria”