Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti kujton 14 shkurtin e 2021 e quan ‘Revolucion elektoral’

Kryeministri Albin Kurti ka nisur mbledhjen e sotme të qeverisë duke kujtuar 14 shkurtin e para 3 viteve, ku partia e tij së bashku me Listën ‘GUXO’ fituan zgjedhjet parlamentare me mbi 50%, që ia mundësuan formimin e qeverisë si të vetëm, pa pasur nevojë për partnerë paszgjedhor.

“14 shkurti është revolucioni elektoral” – deklaroi Kurti në fjalimin e tij të sotëm.

“Për këto tri vite dëshmuam që është e mundur të qeveriset me vullnetin e popullit për të mbrojtur kushtetutshmërinë” – tha tutje ai.

Kurti nuk e fshehu “zhgënjimin” me partitë opozitare që dërguan disa prej ligjeve në Gjykatë Kushtetuese. “Janë përpjekur të sfidojnë reformat në drejtësi dhe ekonomi përmes Kushtetueses” – tha ai.

“Në tri vitet e fundit ekonomia ka shënuar rritje të vazhdueshme, janë dyfishuar investimet nga jashtë. Arsimin e lartë e kemi bërë falas siç kemi premtuar, luftuam krimin dhe korrupsionin siç kemi premtuar” – tha tutje ai.

“14 shkurti është vullneti i këtij populli, Kosova e 14 shkurtit pas tre vitesh është republikë më e mirë për të jetuar” – tha në fund Kurti.

Më 14.02.2021, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje së bashku me Listën ‘GUXO’ fituan mbi 50% të votave.

Ndërsa PDK kishte dal e dyta, e LDK kishte dal e treta në ato zgjedhje.

Aktivistë të Forumit Rinor të LDK-së kanë mbajtur një aksion sot para objektit të Qeverisë së Kosovës duke prezantuar një pankarë me mbishkrimin “Zemër ke dështu”