Kurti anulon pjesërisht vendimin e Isa Mustafës, ia kthen Postës gjysmën e dividendës

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar pjesërisht vendimin e ish kryeministrit Isa Mustafa për deklarim dhe ekzekutim të dividendës nga Ndërmarrja Publike “Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës” Sh. A. (PTK).

Sipas komunikatës së Qeverisë është kthyer gjysma e dividendës, apo 15 milionë euro nga 30 milionë euro sa ka qenë.

“Është miratuar vendimi për shfuqizimin e pjesshëm të Vendimit  të Qeverisë Nr. 17/20, të datës 24.03.2015, për kërkesën e deklarimit dhe  ekzekutimit të dividendës nga Ndërmarrja Publike “Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh. A. (PTK), me ç’rast vlera e dividendës së kërkuar zbritet nga 30,000,000 €  (tridhjetë milionë euro) në 15,000,000 € (pesëmbëdhjetë milionë euro)”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë nuk është bërë e ditur arsyeja se pse është kthyer në ndërmarrje dividenda.

Qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa, kishte marrë vendim që të kërkojë nga Posta dhe Bordi i saj që të deklarojnë një dividendë për aksionarin (Qeverinë) në shumën prej 30 milionë euro.

Qeveria ia kthen KOSTT-it dividendën prej 20 milionë euro