Kur do të përfundojë zgjerimi i magjistrales Prishtinë-Podujevë?

Zgjerimi i rrugës Prishtinë-Podujevë ka filluar në vitin 2016 dhe është paraparë që të përfundojë brenda 3 vjetëve por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se afati për përfundimin e punimeve sipas kontratës është 1 vit për lot-in më të gjatë sa i përket aspektit kohor.

“A kryhet për një vit, mbetet prej dinamikës së punëve që do t’i zhvillojmë në terren. Pra 5 lote do të punohen paralelisht. Loti me kohën më të gjatë është 365 ditë, këto tjerat janë më pak. Sot një vit me kontratë kjo rrugë duhet me qenë e kryer por sado që kemi premtime mund të mos bëhet, mund të jenë elementet e motit, mund të jenë probleme të ndryshme që nuk janë parashiku“ – ka thënë Aliu.

Nga përvoja me kompanitë e tjera që janë kontraktuar për të kryer punime, Aliu ka thënë se nuk pret që edhe “Bageri” t’i përfundojë punimet me kohë

“Nga përvoja e kaluar nuk pres që kryhet, por ne e kemi bërë mobilizimin maksimal për me arritë këtë datë pra që të përfundojë për 1 vit. Jemi duke luftuar për me arritë këtë datë. Por nuk i shti duart në zjarr që kryhet, sepse ne e kryejmë shpronësimin, e bëjmë mbikëqyrjen e krejt por faktorët e paparashikushëm mund ta ndërrojnë atë 365-ditëshin” – tha ndër të tjera ministri Aliu.

https://kallxo.com/lajm/ministri-i-infrastruktures-rruga-prishtine-podujeve-nder-rastet-me-te-renda/