Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, Foto; Policia e Shtetit, Facebook

Kukës, regjistroi si vajzën e tij 21 vite më parë, një fëmijë që nuk ekzistonte

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kukës ku është arrestuar një 57-vjeçar, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i formularëve”.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit 57-vjeçari me iniciale Xh.S., falsifikoi dokumente 21 vite më parë duke regjistruar si vajzën e tij, identitetin e një fëmije që nuk ekziston. Më pas në 2021-shin, pra dy vite më parë, e shpalli të vdekur këtë fëmijë, me qëllim çregjistrimin nga regjistri i Gjendjes Civile.

Nga hetimet rezultoi se 57-vjeçari e ka kryer këtë veprimtari kriminale të padëgjuar për të përfituar pension më të lartë, bazuar në ligjin e kohës.

Ndërsa nën hetim për shpërdorim të detyrës janë mjeku me iniciale A. E., dhe administratori i agjencisë funerale me iniciale sërish A. E, me qëllim provimin nëse këta shtetas kanë qenë apo jo të implikuar në nxjerrjen e dokumenteve false që ka përdorur shtetasi Xh. S. /Telegrafi/