Bad News Eagle

Kualifikimi për në Paris, Bad News Eagles do të përballet sot me ekipin e dytë më të mirë në botë

Bad News Eagles do ta luajë sot një ndeshje të rëndësishme për t’u kualifikuar në turneun e madh të CS:GO Blast Paris Major. BNE do të përballet me ekipin FaZe nga Brazili, që renditet i dyti në botë.

Skuadra që fiton ndeshjen do të jetë pjesë e Majorit që do të mbahet në Paris.

Në Majorin në Brazil, ekipi shqiptar pati mposhtur ekipin FaZe duke e eliminuar nga gara në Rio, derisa mbanin epitetin si më të mirët në botë.

Ndeshja Bad News Eagles – FaZe do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 18:30.

Nëse fiton, Bad News Eagles kualifikohet në turneun me vlerë 1.2 milion dollarë që do të mbahet në Paris, ndërsa nëse humb do të ketë edhe një mundësi të fundit për t’u kualifikuar.