“Me Plis për Paris”, Kurti uron fitoren e Bad News Eagles

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar djemtë e ekipit “Bad News Eagles” për kualifikimin tutje në Paris Major.
Teksa ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Me Plis për në Paris”, kryeministri Kurti thotë se tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë e BNE-së.
“Bad News Eagles përsëri pjesë e Majorit. Sonte ata mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë. Tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë. Jam i lumtur për potencialin e rinisë sonë. Shumë suksese e përpara për fitore të reja”- ka shkruar Kurti në rrjetin social Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

BNE sot ka shënuar fitore ndaj ekipit numër dy në botë – FaZe Clan, në kualifikimet në turneun më të rëndësishëm në CS:GO, Paris Major.

Lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte Genc Kolgeci, i njohur me nofkën “GXX”.

Bad News Eagles mposhtë përsëri ekipin FaZe, kualifikohet tutje në Major në Paris