Bad News Eagles mposhtë përsëri ekipin FaZe, kualifikohet tutje në Major në Paris

Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka shënuar fitore ndaj ekipit numër dy në botë – FaZe Clan, në kualifikimet në turneun më të rëndësishëm në CS:GO, Paris Major.

Lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte Genc Kolgeci, i njohur me nofkën “GXX”.

Në dy “maps”, në Inferno BNE-ja fitoi ndaj FaZe me rezultat 16-10.

Ndërkaq, në Mirage, BNE ishin në disavantazh për tu rikthyer më pas me rezultat prej 16-14 kundër FaZe.

Këto ishin kualifikimet për Paris Major 2023 që fillon me 13 maj të këtij viti.

Me këtë fitore, BNE vërtetoi se fitorja ndaj numrit dy në botë nuk ishte rastësi në nëntor të vitit të kaluar.

Bad News Eagles fiton ndaj ekipit numër një në botë në turneun Major në Brazil