Bad News Eagles do të përballen me ekipin GrayHound në gjysmëfinale të turneut të CS:GO në Australi
Ekipi shqiptar Bad News Eagles janë dy ndeshje larg, për ta fituar turneun ESL Challenger Melbourne në Australi.
Kundërshtari i radhës për ekipin shqiptar do të jetë ekipi vendas GrayHound.
Kjo ndeshje gjysmëfinale do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, duke filluar nga ora 04:50 nesër (e diel).
Edhe pse ekipi vendas janë më të favorizuar për ta fituar këtë ndeshje, pasi kanë rekord me 12 fitore radhazi në HLTV, ekipi shqiptar ka renditje më të mirë në ranglistën botërore.
Në rast të fitores Bad News Eagles do të kalojnë në finale, ku i pret fituesi i ndeshjes Movistar Riders – ECSTATIC.
Finalja e madhe do të zhvillohet gjithashtu ditën e diel duke filluar nga ora 08:00.
Për vendin e parë në këtë turne do të ndahen 50.000 dollarë si dhe një vend në turneun ESL Pro League.
Ndeshjen e ekipit shqiptar mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi