Ferizaj -03.04.2020

Kryetari i Ferizajt viziton mjekët dhe infermierët

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka vizituar mjekët dhe infermierët. Ai përmes një njoftimi në Facebook tregoi për punën dhe sakrificën e mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër CoVid-19,

“Mjekët e infermierët nuk po kursejnë asnjë orë, po sakrifikojnë familjen, e padyshim janë luftëtarët e vërtet të të pashmangshmes shpresë se bashkë do ta mundim edhe këtë virozë”, ka shkruar Aliu

Aliu gjithashtu përmendi edhe fondin prej 200 mijë eurove të cilin e miratoi Kuvendi Komunal i Ferizajt.

“Fondi prej 200,000 euro që dje mori dritën jeshile në Kuvend të Komunës, do të financoj çdo “armë” e nevojë të mjekëve e infermierëve në pakon e masave për luftën kundër coronavirusit”, ka shkruar ai.

Kryetari Aliu kërkoi nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, dhe të dëgjojnë mjekët në mënyrë që të eliminohet rreziku ndaj shëndetit të të gjithëve.