Kryetarët e komunave të rajonit të Prishtinës me marrëveshje për planin e mbeturinave

Nënshkruhet memorandumi për menaxhimin e integruar të mbeturinave ndërmjet kryetarëve të komunave të rajonit të Prishtinës, si marrëveshje për bashkëpunim ndërkomunal në sektorin e menaxhimit të mbeturinave.

Kjo marrëveshje vlen për komunën e Prishtinës, Lipjanit, Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Graçanicës.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur që janë në fazën e fundit të themelimit të Ndërmarrjes Publike Lokale për pastrimin e mbeturinave.

“Jemi në fazën përfundimtare të themelimit të Ndërmarrjes Publike Lokale, me çka do ta ndryshojmë njëherë e përgjithmonë gjendjen që lidhet me grumbullimin e mbeturinave dhe ruajtjen e ambientit si parakusht për cilësinë e jetës tonë”- ka pohuar Lladrovci.

Sipas tij, kjo nismë kishte ardhur pasi kishte dështuar të menaxhonte mbeturinat Kompania Regjionale “Pastrimi”.