Kryesuesi i Bordit flet për shkarkimet e sotme në Postë

Kryesuesi i bordit të ndërmarrjes publike, Posta e Kosovës, Mentor Arifaj, ka thënë se shkarkimet e sotme në Postën e Kosovës janë bërë në bazë të gjetjeve të Raportit të Auditorit.

“Raportin e Auditimit për vitin financiar 2018 nga ZKA, rreth 17 gjetje nga ky raport i cili është publik mbi 1 vit, po ashtu e kemi edhe raportin e auditimit të brendshëm për vitin 2019 të cilat ekspozohen deri në nivel të bordit dhe bordi e ka për detyrë të merre vendime të caktuar. Ne kemi pasur raporte të ndryshëm një ndër ta ka qenë edhe planifikimi përfundimtar për vitin 2020, ku zyrtarët e postës së Kosovë kanë prokuru një operator privat për rregullimin e pasqyrave financiare dhe gjetjeve që janë bërë nga zyra e auditimit”, ka thënë ai.

Arifaj poashtu tha që ndërmarrja vazhdimisht ka pësuar humbje, madje edhe planifikimi është bërë me humbje.

“Ne kemi disa të dhëna të cilët ekutiteti në vitin 2012 ka qenë rreth 30 milion dhe mandej ai ekuitet ka vazhduar të bije dikund rreth 11 milion euro, kompania është në humbje për 19 milion euro në vazhdimësi, po ashtu planifikimi për vitin 2020 është planifikuar me humbje 2 milion, unë nuk mundem me kuptu pse duhet me vazhdu ma tutje ai menaxhment”, tha ai.

Sipas tij çështja e pagave në këtë ndërmarrje do të trajtohet në mbledhjen e ardhshme të bordit.

“Ende nuk kemi proceduar me çështjen e pagave, por në mbledhjen e radhës besoj do ta trajtojmë dhe çdo gjë tjetër”, tha ai.

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Shefqet Avdija, ka thënë se bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës ka bërë ndërhyrje politike dhe ka marrë vendim të paligjshëm për shkarkimin e tij nga pozita e Kryeshefit ekzekutiv dhe shkarkimin e zyrtarit kryesor financiar të Postës, Behxhet Maliqi.

(FOTO) Policia rrethon Postën e Kosovës, nuk dihen arsyet e aksionit