(FOTO) Policia rrethon Postën e Kosovës, nuk dihen arsyet e aksionit

Posta e Kosovës është rrethuar nga ana e Policia e Kosovës brenda dhe jashtë saj.

Me anë të një njoftimi Posta ka konfirmuar se po mbahet një mbledhje e menaxhmentit dhe bordit të ri të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje.

Sipas njoftimit policia nuk ka dhënë ndonjë detaj për aksionin e ndërmarrë në Postën e Kosovës.

“Ju njoftojmë se aktualisht derisa po mbahet mbledhja e Bordit të Perkohshëm me menaxhmentin në Postën e Kosovës kanë ardhë policia dhe janë vendosur edhe brenda objektit edhe para hyrjes së Postës. Nuk e dimë arsyen për një veprim të tillë”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

KALLXO.com ka kërkuar sqarime edhe nga ana e Policisë së Kosovës për aksionin e ndërmarrë. Të njëjtit deri në publikim të këtij shkrimi nuk kanë dhënë ndonjë detaj.

Gjithashtu për rastin KALLXO.com ka provuar të marrë ndonjë qëndrim edhe nga ana e Kryeshefit të Postës së Kosovës, Shefqet Avdijaj. Kontakti me të ka qenë i pamundur.

Më poshtë gjeni fotografitë e siguruara: