Ilustrim

Kryeprokurori i Mitrovicës jep detaje për mësimdhënësin që dyshohet t'i ketë goditur me shuplaka nxënësit për t'i ulur në vende

Gjatë ditës së sotme KALLXO.com ka raportuar në një shkollë në Mitrovicë është raportuar për një incident mes nxënësve ku më pas një mësimdhënës, dyshohet t’i ketë goditur me shuplaka për t’i ulur në vendet e tyre.

Kryeprokurori i Mitrovicës, Ismet Ujkani në një bisedë për KALLXO.com ka treguar se rasti është ende duke u hetuar ndërsa është njoftuar nga prokurori i rastit se po ndërmerren të gjitha hetimet në lidhje me rastin.

Aktualisht sipas kryeprokurorit Ujkani, rasti është hapur për pengim dhe mosekzekutim të masave për mbrojtjen e fëmijëve ndërsa i dyshuari është mësimdhënësi.

“Unë jam njoftuar nga prokurori i rastit, rasti është duke u hetuar dhe aktualisht nuk ka asgjë konkrete në lidhje me të por prokurori është duke punuar për zbardhjen e rastit”, tha Ujkani për KALLXO.com.

Rasti ka ndodhur më 18 nëntor rreth orës 09:00.