Kryeministri Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kryeministri Albin Kurti  ka shtruar iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës për nder të muajit të Ramazanit.

Në këtë iftar kryeministri ka qenë i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Kurti gjatë iftarit me myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij u ka uruar besimtarëve myslimanë agjërim sa më të lehtë.

“Muaji Ramazanit është muaj i devotshmërisë, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë. Në iftare të përbashkëta si sonte përcjellim mesazhin e tolerancës, solidaritetit dhe mirësisë”- thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Muaji i Ramazanit ka filluar me 23 mars dhe përfundon me festen e Bajramit më 21 prill.

Besimtarët myslimanë gjatë këtij muaji agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndimin e diellit.