Kryeministri i Luksemburgut: Në fund nuk do të ketë fitues nëse ka konflikte

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel tha se në Kosovë nuk kanë ardhur për të gjykuar situatën, por për tu munduar “të ndërtojnë urat” mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se palët duhet të fillojnë të zbatojnë udhërrëfyesin e propozuar nga Bashkimi Evropian për të dalë nga kjo situatë.

Sipas tij, nuk ka fitues nëse ka konflikte.

“Ne kemi udhërrëfyesin dhe duhet t’i përmbahemi, te veprojmë në të dy anët. Dhe kështu shohim dëshirën për shtensionim të situatës. Stabiliteti është në interes te të gjithë. Në fund nuk do të ketë fitues nëse ka konflikte.”

Ai shtoi se duhet të largohet çdo mundësi për kriza të mundshme.

Bettel pas takimit me kryeministrin Albin Kurti tutje foli edhe për marrëdhëniet mes dy shteteve. A tha se në Luksemburg janë rreth 3 mijë shqiptarë.

Ai bëri të ditur se një pjesëtarë i policisë i ekipit të tij është shqiptar.

“Në Luksemburg i kemi 3000 mijë kosovarë qe kanë gjete shtëpinë atje. Një zyrtar policor qe kujdeset për mua është nga këtu. Ata janë krenar për rrënjët e tyre. Ne kemi pjesë të Kosovës në Luksemburg. Zakonisht keni shumë miq kur jeni të suksesshme, dhe keni shok të vërtetë kur keni vështirësi. Nuk jemi shteti më i madh dhe e dim se duke punuar me të tjerët është shumë me rendësi për të gjetur zgjidhje” –  shtoi ai.

Rutte dhe Brettel, sot gjithashtu kanë zhvilluar një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, u bënë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndërmarrin hapa drejt shtensionimit të situatës dhe të vazhdojnë dialogun drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ata i bënë këto komente gjatë një vizite në Beograd ku u takuan me presidentin Aleksandër Vuçiq.