Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Krasniqi: Telekomi me para të rimëkëmbjes ekonomike ka paguar borxhin ndaj Z Mobile

Besnik Krasniqi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, drejtor i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Ekonomisë, në emisionin KALLXO Pernime ka treguar se Telekomi i Kosovës nuk ka pasur mundësi që të shftyëzojë grantin të cilin i ka ndarë Qeveria për rimëkëmbjen ekonomike.

Kjo pasi që me atë grant, Telekomi ka shlyer një pjesë tët borxhit ndaj Z- Mobile.

“Grantin që i ka dhënë Qeveria Telekomit të Kosovës, ka qenë 3 milion e gjysmë, për fat të keq ky grant nuk i ka hyrë në punë Telekomit, sepse është marrë nga përmbaruesi privat përmes procesit të njohur si Z-mobile”, tregon Krasniqi.

Krasniqi tutje në këtë debat ka folur edhe rreth pagave të zvogluara në Telekomin e Kosovës.

“Pagat në Telekom gati janë përgjysmuar tek menaxhmeti i lartë, po flasim për gradat mbi 8 e deri në 16, vetëm si shifër, në fillimi të vitit kemi pasur 2 milion e 444 mijë euro paga, kurse në dhjetor të 2020 kemi 2 milion e 43 mijë euro paga dhe mëdije që na tregon se më shumë se 400 mijë euro është zvogluar buxheti për paga dhe mëditje”, thotë Krasniqi.

Debatin e plotë të KALLXO Pernime rreth punësimeve për vota mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: