Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KQZ-ja kufizon numrin e vëzhguesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marr vendim për kufizimin e numrit të vëzhguesve, duke lejuar vetëm nga një vëzhgues për subjektet politike apo organizatat e akredituara për zgjedhjet e 17 tetorit.

Sipas KQZ-së nga ky vendim bëjnë përjashtim ekipet mobile të vëzhguesve të akredituara nga organizatat ndërkombëtare dhe misionet diplomatike.

“Obligohet Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim t’i njoftoj me këtë vendim subjektet politike dhe organizatat që kanë akredituar vëzhgues”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në bazë të këtij vendimi obligohet Sekretariati i KQZ-së që përmes trupave zgjedhor KKZ-të dhe KVV-të të zbatohet vendimi.