KQZ cerfitifikon kandidatët e partive politike për zgjedhjet në Podujevë

Me asnjë votë kundër, asnjë abstenim, Komsioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar kandidatët e tri subjekteve politike që janë në garë për kryetarë të Komunës së Podujevës.

Kandidatët janë si në vijim:

LDK -Negjmi Rudarin,

LVV -Shpejtim Bulliqin

PDK-Naim Fetahun

Zgjedhjet në Podujevë pritet të mbahen më 15 mars, këto zgjedhje mbahen pas dorëheqjes së ish-kryetarit Agim Veliu, i cili ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për të kaluar në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.