Mbledhja e 13-të e KPM, Foto: KPM/Facebook

KPM vendos të shpallë konkurs për pozitën e kryeshefit ekzekutiv

Në mbledhjen e tij të 13-të, Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të KPM.

Sipas kryetarit të KPM, Jeton Mehmeti, procesi i këtij konkursi do të jetë i hapur dhe transparent.

‘’Kryetari z. Mehmeti tha se procesi do të jetë i hapur, transparent, ashtu siç përcaktohet me Rregulloren Nr. 04/2023,  kemi arritur ta sigurojmë  edhe mbështetjen e Ambasadës Britanike me ekspertë, në procesin e rekrutimit për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Prandaj inkurajohen të gjithë profesionistet që përmbushin kriteret, të aplikojnë në këtë garë’’ – thuhet në njoftimin nga KPM.

Mehmeti në fillim të kësaj mbledhjeje, sipas KPM-së, ka prezantuar një përmbledhje të punës dhe aktiviteteve kryesore të Komisionit që udhëheq gjatë periudhës njëvjeçare, me disa të dhëna.