Kosova në agjendën e sotme për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të jetë në agjendën e sotme të Komitetit të Ministrave.

Këtë e ka konfirmuar këshilltarja politike e presidentes, Vojsa Osmani, Rejhan Vuniqi e cila shpreson për zhvillime pozitive në këtë hap.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në rendin e ditës të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të së hënës. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”- ka shkruar ajo në twitter.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës fillimisht duhet të trajtohet nga Komiteti i Ministrave, dhe pas vlerësimit të situatës në Kosovë, fjalën e fundit e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare.

Për pranim në Këshillin e Evropës duhen dy të tretat e votave.

Daçiq në Strasburg për ‘të ndalur’ pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës