FOTO: ANP "Adem Jashari"

Kontrollorët ajrorë kërkojnë nga qeveria e re rregullimin e statusit të tyre

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajrorë të Kosovë (SINKON) ka thënë se Ligji i Pagave i dëmton kontrollorët e trafikut ajror.

Sipas tyre ata vazhdimisht e kanë kundërshtuar këtë Ligj, andaj dhe kanë mbajtur grevën në shkurt të këtij vitit.

“Pothuajse të gjithë zyrtarët shtetërorë në prononcimet e tyre publike përfshirë edhe hartuesit e këtij ligji janë pajtuar dhe janë deklaruar se futja e Kontrollorëve të Trafikut Ajrorë ishte dhe është gabim. Gjatë kohës së grevës, pas takimeve me Ministrin ne detyrë z.Pal Lekaj si përgjegjës i linjës, kemi nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi e cila rezultoi në pezullimin e grevës”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre marrëveshja e mirëkuptimit, përmbante pika të cilat duhej të implementoheshin nëpër faza të ndryshme.

“Në fund do të rezultonte me rregullimin e statusit të Kontrollorëve të Trafikut Ajror deri në muajin Nëntor 2019, pra para se të fillonte implementimi i ligjit për paga. Ndërkohë kishte ngecje në implementimin e pikave të marrëveshjes nga Ministria e Infrastrukturës, ku ne si SINKON u detyruam të reagojmë duke paralajmëruar grevë gjatë muajit Qershor, mirëpo që të njëjtën e pezulluam pas takimit me ministrin e linjës, i cili u zotua edhe njëherë se do të implementohen të gjitha pikat e Marrëveshjes së Mirëkuptimit”, thuhet tutje në komunikatë.

Sipas kryesisë së SINKON qeveria e re duhet të punojë për rregullimin e Kontrollorit të Trafikut Ajror sepse në të kundërtën do të vazhdojnë me greva.
“Në ndërkohë ndodhi dorëheqja e qeverisë, e cila në Kosovë krijoi rrethana të reja. Pas zgjedhjeve tashmë jemi në fazën e krijimit të qeverisë së re nga e cila presim që të vazhdoj punën rreth rregullimit të statusit të Kontrollorit të Trafikut Ajror. Nëse obligimet e marrura nga institucionet publike të Kosovës ndaj nesh nuk plotësohen, ne do të detyrohemi që të reagojmë përmes masave sindikale”, theksohet në komunikatë.

Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SINKON) dhe Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Kontrollit Ajror (ShSPKA) vazhdimisht kanë mbajtur greva në në shenjë pakënaqësie ndaj mos përmbushjes së kërkesave të Kontrolloreve të Trafikut Ajror në Ligjin për Paga.

 

Përfundon greva e kontrollorëve të trafikut ajror

 

 

 

Kontrollorët ajror i rikthehen grevës