Ilustrim: Foto: Adelina Ahmeti/ KALLXO.com

Kontrollet e sigurimit të burgut të Dubravës, rezultojnë me sekuestrim të narkotikëve

Muajin e kaluar në tri raste të ndara, dy të burgosurve në Burgun e Dubravës i janë gjetur narkotik të llojit marihuanë nëpër xhepa.

Në një rast tjetër Policia ka njoftuar se në nëjrin nga pavionet ishte gjetur narkotik dhe se rasti është duke u hetuar.

Rastet kanë ndodhur më 22, 30 dhe 31 korrik, gjatë disa kontrolleve të organizuara nga sigurimi i burgut në disa pavijone.

Në rastin e parë, atë të datës 31 korrik, gjatë kontrollit të organizuar rreth orës 10 në mëngjes, sigurimi i burgut në pavijonin numër 6 ka gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndëve narkotike të llojit marihuanë në një pako.

Pesha e saj është konsideruar e vogël ndërsa është njoftuar edhe prokuroria.

Një ditë më parë më saktësisht më 30 korrik, gjatë një kontrolli në pavijonin numër 3 te një i burgosur ishte gjetur marihuanë në xhepin e pantallonave.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në rastin e 22 korrikut, e që sigurimi i burgut kishte gjetur në xhepin e pantollonave marihuanë te njëi burgosur në pavijonin numër 3.

Për të gjitha rastet është njoftuar edhe Prokuroria në Pejë. Rastet janë iniciuar për blerje, posedim, shitje të lëndëve narkotike.