11.02.2022

Kontejnerët e stërmbushur me bërllok në lagjen Vellusha në kryeqytet (FOTO)

Kontejnerë të stërmbushur me mbeturina janë hasur të premten edhe në lagjen Vellusha në Prishtinë.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga kontejnerët që janë të vendosur afër çerdhes “Yllkat” në këtë lagjee të Prishtinës.

Në fotografi shihet se kontejnerët janë mbushur dhe qeset me bërllok kanë filluar të hidhen dhe të bien edhe nëpër tokë.

Në anën tjetër, Kompania Rajonale për grumbullimin e mbeturinave ‘Pastrimi’ ka kërkuar nga komuna e Prishtinës dhe Policia të marrin masa për tejmbushjen e kontejnerëve nga kompanitë private.

11.02.2022
11.02.2022

Më herët KALLXO.com ka raportuar për kontejnerë të stërmbushur edhe në “Rrugën B” dhe në Bregun e Diellit.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.