FOTO - Mbeturinat në "Rrugën B" në kryeqytet

Kontejnerë të stërmbushur dhe të rrethuar nga qese me mbeturina, është pamja e vendit ku qytetarët hedhin mbeturinat në “Rrugën B” në Prishtinë.

Në fotografitë të cilat janë dërguar në adresë të KALLXO.com më 11 shkurt, shihet se mbeturinat kanë dalë edhe në skaj të rrugës dhe brenda ambienteve të një shtëpie të pabanuar.

Në anën tjetër, Kompania Rajonale për grumbullimin e mbeturinave “Pastrimi” ka kërkuar nga komuna e Prishtinës dhe Policia të marrin masa për tejmbushjen e kontejnerëve nga kompanitë private.

Mbeturinat në Rrugën B (11.02.2022)
Mbeturinat në Rrugën B (11.02.2022)
Mbeturinat në Rrugën B (11.02.2022)

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.