Glauk Konjufca në Reçak

Konjufca në Këshillin e Sigurimit kërkon zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën ka thënë se tani ka ardhur koha qe UNMIK-u të përfundojë mandatin e tij në Kosovë.

“Rezoluta 1244 e vitit 1999 në Këshillin e Sigurimit ka pasur për qëllim ndaljen e spastrimit etnik të popullit të Kosovës nga Serbia. Tani është një periudhë tjetër kohore dhe UNMIK-u duhet të përfundojë mandatin e tij”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka përmendur edhe çështjen e 1641 të personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, duke përfshirë edhe profesorin Ukshin Hoti

“Profesor Hoti së fundmi është parë më 16 maj 1999 në burgun e Dubraves është arrestuar nga regjimi serb për shkaqe politike, atë ditë është paraparë të lirohet për shkak që i kishte kaluat 5 vite, rojet e kanë nxjerrë nga qelia e tij dhe kurrë më nuk është parë, ku është Ukshin Hoti, ai ka qenë në duart e institucioneve serbe, si profesor Hoti ka edhe 1641 persona, shteti dhe shoqëria e Kosovës duhet të dinë se ku është Ukshin Hoti dhe këta persona”, tha Konjufca.

Ministri i Konjufca në këtë seancë përmendi edhe për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

“Kryerësit e këtyre veprave kanë qenë ushtarët e Serbisë, kemi kërkuar nga Serbia që ti identifikoj ata që kanë kryer vepra, drejtësia duhet të dalë në dritë”, tha Konjufca.