Konjufca: Mirëpres emërimin e Sir Stuart Pech si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se ka mirëpritur vendimin e Qeverisë britanike për emërimin e Sir Stuart Pech si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, gjatë takimit që kishte me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott Abott, i cili rikonfirmoi partneritetin me Kosovën në të gjitha fushat zhvillimore.

Në komunikatën për medie lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, thuhet se gjatë këtij takimi, Konjufca dhe Abott, mes të tjerash, kanë biseduar për aktualitetin politik dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

“Në këtë kuadër u vlerësuan të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, si dhe u theksua rëndësia e fuqizimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, posaçërisht në këmbimin e praktikave ndërparlamentare”, thuhet në komunikatë.

Konjufca, ka falënderuar ambasadorin britanik për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës “e në veçanti Kuvendit dhe trupave të tij përcjellëse”