Konjufca: Kosova do ti kryej të gjitha detyra për të qenë pjesë e NATO-s

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Kosova do të i kryej të gjitha detyrat për tu bërë pjesë e NATO-s.

“Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me Aleancën Veri Atlantike. Kosova do ti kryej te gjitha detyrat e nevojshme që një ditë të bëhet anëtare e NATO-s” , tha Konjufca.

Në hapjen e seminarit Rose Roth, Konjufca ka theksuar  se ky seminar po vie në një moment të rëndësishëm botëror e gjeopolitik.

“Ky seminar po ndodhë në një moment të rëndësishëm e gjeopolitik për të gjithë ne. Prej 24 shkurt bota ka hyrë bë një kapitull të ri dhe shumë të rrezikshëm. E gjithë bota demokratike është mobilizuar për ta konfrontuar këtë evazion ushtarak të Rusisë. Shtete demokratike janë bashkuar që përmes sanksioneve e masave të panumërta për ta pamundësuar pushtimin rus të Ukrainës”, tha ai

Sipas Konjufcës lufta mes Rusisë dhe Ukrainës është luftë e të gjithëve për të fituar demokracia.

“Askush nuk të përfshinë dhunshëm në NATO për tu bërë pjesë e NATO-së duhet bërë shume reforma. Ka shtete si Finlanda e Suedia të cilat pikërisht këtë vit vendosën të bëhen pjesë e saj, ka shtete që ende nuk e dëshirojnë të bëhen pjesë e NATO-s. Lufta e Ukrainës nuk është thjesht lufta e një populli për çlirim është më shumë se kaq, është lufta e të gjithëve për fitimin e demokracisë”, tha ai

Seminari i 102-të Rose-Roth organizohet në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s, deputetit Driton Hyseni, si dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicerane e të Qendrës së Gjenevës për Qeverisje të Sektorit të Sigurisë (DCAF), së bashku me Komisionin për Ekonomi dhe Siguri.

Në këtë seminar pritet të jetë më shumë se 100 pjesëmarrës, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.

Prishtina, nikoqire e seminarit Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s