Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Konfiskohen 87 kg mjaltë, dyshohet të jetë e kontrabanduar

Në Gadish të Gjilanit dje Policia e Kosovës gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuarit kanë gjetur 87 kavanoz me nga 1 kilogram me mjaltë.

Kjo mjaltë dyshohet të jetë e kontrabanduar dhe e njëjta është konfiskuar nga ana e njësiteve policore.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.