Një persona me maskë, teksa tenton të mbrohet nga virusi i ri në Kinë.

Konfirmohet vdekja e parë jashtë Kinës nga koronavirusi

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Filipine, kështu duke shënuar vdekjen e parë të konfirmuar nga virusi jashtë Kinës.

Pacienti ishte një 44 vjeçar kinez nga Wuhan, në provincën Hubei, ku u shfaq për herë të parë virusi, transmeton 21Media.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, viktima dukej se ishte infektuar para mbërritjes në Filipine.

Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur deri më tani, shumica dërrmuese nga Hubei dhe më shumë se 14 mijë të tjerë janë infektuar.

ShBA, Australia dhe një numër në rritje i vendeve të tjera kanë ndaluar ardhjen e të huajve nga Kina dhe po kërkojnë që shtetasit e tyre të kalojnë në karantinë.

Numri i rasteve të koronavirusit në të gjithë botën ka kapërcyer atë të epidemisë së ngjashme Sars, e cila u përhap në shumë vende në vitin 2003.

Por shkalla e vdekshmërisë së virusit të ri është shumë më e ulët./21Media