Konfirmohet Lija e Deleve në Suharekë, AUV-i ndalon shitblerjen e deleve dhe dhive në gjithë Kosovën

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot (30.05.2026) ka njoftuar se pas analizave është konfirmuar prania e sëmundjes Lija e Deleve në një fermë të deleve në fshatin Delloc të Suharekës.

Rrjedhimisht, AUV-i ka bërë të ditur se ka marrë vendim që të ndalohet lëvizja, tregtimi dhe shitblerja e deleve dhe dhive në gjithë territorin e Kosovës.

“Mostrat e marra dhe të analizuara në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë vërtetuar praninë e kësaj sëmundjeje. Menjëherë pas konfirmimit, ekipet e AUV-së, në bashkëpunim me veterinerët privatë dhe akterët e tjerë relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për kontrollimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes” – thuhet në njoftimin e AUV-it.

Po ashtu, masat tjera të ndërmarra nga AUV-i janë edhe këto:

Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje.

  1. c) Obligohen fermerët mbajtës të deleve dhe dhive që për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve, menjëherë të njoftojnë veterinarin. Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje
  2. d) Fermerët mbajtës të deleve dhe dhive të aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre.
  3. e) Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura nga Komunat;
  4. f) AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike;
  5. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën për tregtimin e kafshëve të imta dele dhe dhi.

  1. Obligohen Policia e Kosovës, organet Komunale që në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.
  2. Masat hyjnë në fuqi menjëherë.