Konfirmohet edhe një rast me coronavirus në Kosovë, numri arrin në 22

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka konfirmuar një rast të ri, të prekur me coronavirus.

Numri i të infektuarve me virusin COVID-19  në Kosovë arrin në 22.

Sipas IKSHP-së, gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 5 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitive.

Rasti është rast kontakti nga Komuna e Malishevës, fshati Llashkadrenoc i gjinisë mashkullore të moshës 67 vjeçare.
Deri më tani, në Kosovë janë konfirmuar raste të virusit në Klinë, Malishevë, Viti, Podujevë dhe Lipjan. Ndërkaq disa prej të prekurve janë identifikuar me të ardhur në Aeroportin e Prishtinës.