Ilustrim - Dhurata për fëmijë për festat e fundvitit - Foto: Facebook

Komuna Mitrovicë së Veriut, shpenzon rreth 5 mijë euro për pakot për vitin e ri

Në javën e parë të muaji nëntor, Komuna e Mitrovicës së Veriut, publikoi thirrjen për kontratë për aktivitetin e prokurimit, “Prokurimi i paketave të Vitit të Ri për nevojat e Komunës së Mitrovicës Veriore”.

Për këtë tender, komuna parashikoi vlerë të kontratës deri në 5,000 euro, për blerjen e llojeve të ndryshme të produkteve. Për të realizuar këtë blerje, mjetet u siguruan nga buxheti i konsoliduar i Kosovës.

Sipas njoftimit, për këtë aktivitet të prokurimi u përdor procedura e kuotimit të çmimit me kriter të dhënies së kontratës çmimi më i ulët.

Së fundmi, komuna ka njoftuar se përzgjedhur dhe ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 4,975 euro me kompaninë “ANASTASIJA GROZDANOVIC I.B.”