Galeria e Arteve/ Foto- Urim Krasniqi

Deputetja ia dhuron veprën e saj Galerisë Kombëtare

Artistja Eliza Hoxha, deputete e Kuvendit të Kosovës ia ka dhuruar një vepër të saj Galerisë Kombëtare të Kosovës (GKK).

GKK ka bërë të ditur përmes një postimin në Facebook se artistja dhe deputetja Hoxha ia ka dhuruar koleksionit të kësaj galerie, veprën e saj, “Let it flow” (Lere të rrjedhë)”.

“Galeria Kombëtare e Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se artistja Eliza Hoxha i dhuroi koleksionit të GKK-së, veprën e cila ka qenë e ekspozuar në ekspozitën personale nga planprogrami i vitit 2021 të titulluar ‘Paralel’”, thuhet në postimin në Facebook-un e GKK-së.

Ekspozita personale e artiste Hoxha, “Paralel” ishte mbajtur në GKK nga 20 dhjetori 2021 deri më 20 janar 2022.


Eliza Hoxha dhe drejtori i GKK-së Naim Spahiu. Foto: Facebook/GKK