Komuna e Vushtrrisë ndan 250 mijë euro për mikro-bizneset

Komuna e Vushtrrisë ka ndarë nga buxheti 250 mijë euro për rimëkëmbje të miko-bizneseve që operojnë në Vushtrri.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Thairi ka thënë se këto mjete financiare do të deponohen javën e ardhshme.

Sipas Tahirit, krahasuar me vitin e kaluar  35% (mbi 335 biznese) e kanë ndalur aktivitetin e tyre ekonomik në 2020 në Vushtrri si pasojë e COVID-19.

“Mbi 55% e familjeve dhe bizneseve kanë deklaruar se i janë zvogëluar të hyrat në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019, si rezultat i Covid-19”, ka shkruar Tahiri në Facebook.