Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me Ambasadën franceze për trajtimin e ujërave të zeza

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Komuna ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në kryeqytet.

Sipas Ahmetit, vlera e projektit është 66 milionë euro, ku 20 milionë shtesë do të kontribuojë Qeveria dhe do të implementohet deri në vitin 2025, në faza të ndryshme.

“Përveç Prishtinës, projekti mbulon edhe trajtimin e ujërave të zeza në komunat fqinje Obiliq, Fushë Kosovë dhe potencialisht Graçanicë dhe është rezultat i studimit të fizibilitetit nga viti 2012”, ka bërë të ditur Ahmeti.