Vërshimet në Pejë. Foto: Durim Shala, KALLXO.com

Komuna e Pejës formon Shtabin Emergjent pas vërshimeve

Komuna e Pejës ka formuar Shtabin Emergjent për menaxhimin e situatës se krijuar pas vërshimeve si pasojë e reshjeve të shiut që goditën qytetin dje.

Sipas njoftimit, Shtabi Emergjent është mobilizuar menjëherë pas vërejtjes së situatës, dhe ekipet po punojnë pa pushim për të adresuar nevojat.

Shtabi Emergjent është në përbërje nga Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe 11 anëtarë tjerë.

Në njoftim thuhet është organizuar një ekip koordinues që do të monitorojë situatën dhe do të koordinojë përgjigjen e nevojshme në ndihmë të qytetarëve.

Linjat emergjente janë të hapura për të pritur informacione, raporte ose kërkesa për ndihmë nga qytetarët:

POLICIA: 192

ZJARRËFIKËSAT: 193

NDIHMA E SHPEJTË: 194

KOMUNA E PEJËS: 049 221 227 (Zëdhënësi, Faik Zekaj).