Komuna e Mitrovicës së Jugut nga nesër fillon punën me kapacitete të plota

Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se sot është mbajtur takimi i radhës i drejtorëve të kësaj komune.

Sipas njoftimit, kryetari Agim Bahtiri, ka theksuar se pas fillimit të zbatimit të masave lehtësuese Komuna e Mitrovicës, nga nesër me datë 19 Maj do të fillojë punën me kapacitet të plotë.

Bahtiri, kishte thënë se të gjithë zyrtarët komunalë duhet nga nesër të paraqiten intensivisht në punë me përjashtim të zyrtarëve mbi 60 vjeç që kanë probleme shëndetësore.

Poashtu edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci kishte thënë se pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë nga sot janë hapur Muzeu, Biblioteka, Qendra e Kulturës, Galeria e Arteve ndërsa teatri do të hapet nga 1 Qershori.