Për shkak të reshjeve të borës, pezullohet mësimi në Dragash

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Dragashit ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shumta të borës nesër do të pezullohet mësimi në të gjitha shkollat e komunës.

Sipas njoftimit, zëvendësimi për këtë ditë të humbur do të bëhet në ndonjë ditë të shtunë.

“Njoftohen të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës së Dragashit se për shkak të reshjeve të shumta të borës, erërave të forta dhe rrezikshmërisë që mund të hasin nxënësit gjatë udhëtimit për në shkollë, drejtoria e arsimit në Dragash ka marrë vendim që nesër me datë 06.02.2020 të pezullohet mësimi”, thuhet në njoftimin e Drejtorit të Arsimit në këtë Komunë, Vloran Cenaj.

Sipas këtij  njoftimi, mësimi i rregullt vazhdon të premten më 7 shkurt.